Transmetuar më 01-03-2023, 16:28

Kina është gatshme të fillojë përzgjedhjen e astronautëve të huaj për misione në stacionin hapësinor të Kinës, njoftoi sot Chen Shanguang, zv.projektuesi i programit hapësinor me astronautë të Kinës, raporton noa.al duke cituar rrjetin radiofonik CRI.

Në përputhje me parimet e përdorimit paqësor, barazisë, përfitimit të ndërsjellë dhe zhvillimit gjithëpërfshirës, Kina ka zhvilluar vazhdimisht bashkëpunimin dhe shkëmbimet ndërkombëtare me vende dhe rajone të ndryshme të botës.

Siç mësohet, një numër projektesh hapësinore të zgjedhura bashkërisht nga Zyra e OKB-së për Punët e Hapësirës Kozmike dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës janë në zhvillim e sipër.

Sipas planifikimit, ngarkesat përkatëse do të dërgohen gradualisht në stacionin hapësinor të Kinës për të kryer eksperimentet e sivjetshme.

Sipas Chen, shumë vende kanë propozuar të zgjedhin dhe dërgojnë astronautë për të marrë pjesë në misionet e stacionit hapësinor.

"Ne jemi të gatshëm të fillojmë përzgjedhjen e astronautëve ndërkombëtarë për t’i dërguar në stacionin tonë hapësinor dhe për të kryer eksperimente shkencore së bashku. Ardhja në stacionin hapësinor të Kinës me raketë kineze kërkon njohje për anijet hapësinore të Kinës," tha Chen.

"Për këtë, duhet të presim deri sa mbërrijnë në Kinë dhe t’i mësojmë ata(astronautët e huaj). Ne gjithashtu shpresojmë se astronautët e huaj që vijnë në stacionin hapësinor të Kinës mund të mësojnë më shumë për kulturën kineze, dhe shkëmbimet kulturore midis astronautëve nga vende të ndryshme, si dhe të promovojnë rritjen e vlerave të ndërsjella”, tha ai.

Deri tani, 10 anije kozmike të Kinës kanë dërguar 16 astronautë kinezë në hapësirë.