Transmetuar më 15-03-2023, 04:50

Mbi gjysmë shekulli më vonë, vrasja e një gruaje në SHBA është zbardhur në sajë të analizës së mostrës së ADN-së në një bisht cigareje të gjetur në vendin e krimit.

Cigarja ishte ruajtur si provë në arkiva kur analiza e ADN nuk ekzistonte dhe u nxor për të zbuluar pas kaq dekadash vrasësin e vërtetë, raporton noa.al duke cituar një komunikatë nga policia e Vermont.

Hetuesit analizuan ADN-në e gjetur në këtë bisht cigareje dhe identifikuan vrasësin si William DeRoos, i cili jetonte në të njëjtën godinë (në foto) me viktimën, 24-vjeçarja Rita Curran.

Krimi mbeti pa autor dhe vrasësi nuk u njoh kurrë kush ishte. Megjithatë, ai ishte i zhytur në botën e krimit dhe vdiq nga një mbidozë droge në San Francisko në vitin 1986.

Ngjarja ndodhi në 20 korrik 1971, kur 24-vjeçarja Rita Curran u gjet e mbytur pasi ishte rrahur brutalisht nga fqinji që e sulmoi në shtrat.

William DeRoos

Natën e vrasjes, DeRoos, i cili jetonte dy kate mbi banesën e viktimës, kishte bërë debat me gruan e tij dhe u largua për t’u "qetësuar", sipas një raporti hetimor të policisë së Burlington në Vermont që kreu atëherë hetime por pa mbëedhur dot prova që ta ndëshkonin vrasësin.

Kur hetuesit morën në pyetje DeRoos dhe gruan e tij të nesërmen në mëngjes, çifti tha se ata kishin qenë bashkë gjithë natën dhe nuk kishin dëgjuar apo parë asgjë.

Pasi policia u largua, DeRoos i tha gruas së tij nëse e merrnin përsëri në pyetje, ajo nuk duhet të pranonte të largohej nga apartamenti sepse "policia do t’i vihej pas sepse ai kishte një precedent kriminal.

Kaluan shumë vite dhe ishte viti 2014 kur u analizua ADN-ja e gjetur tek një bisht cigareje pranë trupit të gruas së vrarë.

Foto: Glenn Russell/VTDigger

Cigarja ishte gjetur pranë të resë së vrarë më 1971 dhe ende ishte ruajtur në arkivin e provave, tha shefi i policisë në një konferencë për shtyp të martën 14 mars 2023.

Megjithatë, nuk u bë asnjë identifikim pasi personi me këtë ADN nuk ishte futur në bazën e të dhënave.

Në vitin 2019, detektivi James Trent rihapi çështjen dhe vendosi të analizojë ADN-në e cigares duke përdorur gjenealogjinë gjenetike për të identifikuar anëtarët e mundshëm të familjes së personit, ADN-ja e të cilit është e njëjtë.

Një ekspert i jashtëm i gjenealogjisë arriti në përfundimin se ADN- ja e cigares kishte lidhje të forta me të afërmit e DeRoos si nga ana atërore ashtu edhe nga ajo amtare.

Hetuesit më pas gjetën një gjysmëvëlla të gjallë të DeRoos, i cili ishte i gatshëm të ofronte një mostër të ADN-së. Rezultati forcoi përfundimin se ADN-ja e cigares i përkiste DeRoos.

Më në fund, hetuesit zbuluan se ADN-ja e mbetur në pallton e grisur të gruas përputhej gjithashtu me ADN-në në bishtin e cigares, thuhet në raport.

Hetuesit ri-intervistuan gruan e tij të atëhershme, e cila pranoi se kishte gënjyer për alibinë e DeRoos. /noa.al