Transmetuar më 15-03-2023, 05:27

Një video virale e xhiruar nga një kompani turistike gjatë një xhiroje me varkë në Exuma, Bahamas tregon një qen të guximshëm duke kërcyer në ujë për t’iu afruar një peshkaqeni që noton përgjatë bregut të ishullit privat tropikal.

Qeni shihet duke vrapuar në ujë dhe duke rrëshkitur mbi kurrizin e peshkaqenit përpara se të notojë i sigurtë për në breg, raporton noa.al.

Ndoshta qeni dhe peshkaqeni janë miq, ose ndoshta qenit i pëlqen të jetë më mirë i sigurt.

Është e pamundur të dihet se çfarë po mendonte qeni, por ai arriti të kthehej në breg shëndoshë e mirë. /noa.al

Foto kredit: Elizabeth W. Kearley / Getty Images)