Transmetuar më 19-03-2023, 22:59

KOSOVË- Një 77-vjeçar është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli te Tranziti i Vjetër në Prizren, në Kosovë.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet dhe trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Viktima nuk ka pasur shenja dhune në trupin e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkak të përdorimit të pilulave që shërbejnë për ereksion pa rekomandimin e mjekut.