Transmetuar më 27-03-2023, 17:50

Një 82-vjeçar nga Korça ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërsa gjashtë të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Pas 189 testimeve të kryera personat e infektuar rezultuan 5 në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 persona.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë.

Gjithsej janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,060 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 6 Të shëruar në 24 orë 14 Të shtruar në spitale 7 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 189

Testime totale 2,047,608 Raste pozitive 333,814 Raste të shëruara 330,060 Raste Aktive 152 Humbje jete 3,602

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 133 Fier 5 Vlorë 6 Berat. 3 Durrës. 3 Shkodër. 2