Transmetuar më 02-04-2023, 21:04

Podgoricë- Rezultatet preliminare njoftojnë për një humbje të thellë të ish presidentit Milo Gjukanoviç.

Rivali i tij, Milatoviç fiton me 60 për qind të votave.

Mësohet se Milatoviç ka grumbulluar 60.1% të votava dhe Gjukanoviç 39.9%, një humbje e thellë dhe madje e paparashikuar për atë.

Gjukanoviç, 61 vjeç, ka dominuar Malin e Zi si president apo kryeministër për 33 vjet, që nga fillimi i kolapsit të Jugosllavisë federale tashmë të zhdukur. Ai udhëhoqi Malin e Zi drejt pavarësisë nga Serbia në vitin 2006. Nën udhëheqjen e Gjukanoviçit dhe partisë së tij, Mali i Zi u bashkua me NATO-n, nisi procesin e negociatave për anëtarësimin në BE dhe u largua nga ndikimi i Rusisë.

Rivali i Gjukanoviqit është Jakov Milatoviç, 37 vjeç, një ish-ministër i ekonomisë, që është zotuar të frenojë korrupsionin, të përmirësojë standardet e jetesës dhe të forcojë lidhjet me Bashkimin Evropian dhe ish-republikën jugosllave Serbinë.

Gjukanoviç në raundin e parë fitoi 35.37 për qind të votave më 19 mars, ndërsa Milatoviç me 28.92 për qind, duke bërë të nevojshme një balotazh sepse asnjëri nuk fitoi një shumicë prej 50 për qind. Analistët kanë parashikuar një garë të ngushtë në balotazh.