Transmetuar më 03-04-2023, 08:30

Mali i Zi- “Sonte është nata që e kemi pritur për më shumë se 30 vjet”, tha Jakov Milatoviç, i cili mposhti kandidatin e DPS-së, Milo Gjukanoviç në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi.

“Qofshim të gjithë të bekuar me këtë fitore”, tha Milatoviç në festën në Qendrën Universitare në Podgoricë.

Milatoviç tha se Mali i Zi sonte bëri një hap përpara drejt BE dhe “i tha lamtumirë regjimit të vjetëruar të Gjukanoviçit” dhe “Ju e shihni forcën e Malit të Zi. Prandaj kjo fitore është kaq e madhe dhe kaq historike. Ne i thamë lamtumirë krimit dhe korrupsionit. Kjo është një ditë historike për të gjithë, i ftoj të gjithë të festojmë me dinjitet”, theksoi ai.

Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK në Hagë, pritet të thirren rreth 140 dëshmitarë Milatoviç tha se premton të jetë president i të gjithë qytetarëve.

“Në pesë vitet e ardhshme, ne do ta sjellim Malin e Zi në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, kurrë nuk do të vijnë më konflikte nga Mali i Zi ndaj ndonjë vendi të Ballkanit Perëndimor dhe fqinjëve tanë. Ne duam unitet, harmoni dhe përparim në Ballkanin Perëndimor evropian.”

Në selinë e asaj partisë së tij, Lëvizjes Evropa Tani, erdhën përfaqësues të partive politike që e mbështetën Milatoviçin në raundin e dytë të zgjedhjeve.