Transmetuar më 06-04-2023, 18:42

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka folur për herë të parë pas zgjedhjes për Kosovën.

I pyetur nga mediat kroate për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Milatoviç ka thënë qartë se nuk ka tërheqje të njohjeve dhe se për të është një vend i njohur ndërkombëtarisht.

Ai ka theksuar se kjo është një situatë që ka përfunduar, sa i përket Malit të Zi.

"Sipas meje, Kosova është një vend i njohur ndërkombëtarisht, kjo është një çështje e mbyllur tashmë." tha Milatoviç.