Transmetuar më 11-04-2023, 20:16

Ekuador- Tre vajza të reja të cilat ishin shpallur të humura, janë gjetur të vdekura brenda një vari në Ekuador.

Mësohet se Nayeli Tapia, 22 vjeç, Yuliana Macias, 21 vjeç dhe 19-vjeçarja Denisse Reyna u gjetën me shenja të rënda dhunë në trup dhe me fytin e prerë, pasi ishin të humbura që prej datës 4 prill, kur ato u nisën për një udhëtim në plazh.

Trupat u gjetën pnga një grup peshkatarësh vendas, të cilët vunë re një qen duke nuhatur tokën pranë një bregu lumi. Ata lajmëruan autoritetet pasi ndjenë aromën e keqe që vinte nga gropa. Trupat e tyre ishin secili të lidhur, me fytin e prerë dhe gojën e mbuluar.

Vajzat kishin veshur rrobat e plazhit dhe pantallona të shkurtra kur u gjetën të vdekura.

Sipas familajrëve, vajzat lanë shtëpitë e tyre në Santo Domingo de los Tsachilas – mbi 50 milje nga vendi ku u gjetën – pasi u nisën për në plazh më 4 prill. Pasi nuk u kthyen apo nuk u kontaktuan, familjet e tyre raportuan se tre vajzat ishin zhdukur më vonë atë ditë.

Hetuesit e skenës së krimit thonë se vajzat janë torturuar, gjë që tregohet nga plagët e marra dhe fakti që dukej se ato ishin me gojën dhe duarte këmbët e lidhura.

Familjet e viktimave kanë thënë se nuk i njohin miqtë që duhej të takonin vajzat e tyre.

Hetimet paraprake sugjerojnë se vajzat u vranë në lokalitetin rural të Malimpia, në famullinë Quininde, më 5 prill.

Hetuesit thuhet se kanë identifikuar makinën me qira që dyshohet se i çoi të rejat në vendin e krimit.