Transmetuar më 13-04-2023, 10:06

KOSOVË- Shtatë të mitur janë arrestuar të mërkurën nga poliicia e Kosovës pasi dyshohet se i kanë vënë zjarrin një shkolle në Magure të Lipjanit.

Fillimisht të miturit kanë hyrë në ambjentet e shkollës për të vjedhur dhe më pas i kanë vënë zjarrin godinës. Të dyshuarit janë mbajtur në stacionin policor.

Njoftimi i policisë

Sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë dhe zjarrvënie të raportuar me datën 11.04.2023, në një shkollë në fshatin Magure.

Policia po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.