Transmetuar më 18-04-2023, 10:52

Një akrobate kineze ka ndërruar jetë trajgikisht, pasi u rrëzua nga lartësia gjatë një performance në cirk.

Gruaja, me mbiemrin Sun, u rrëzua gjatë një shfaqjeje në qytetin Suzhou, në provincën qendrore Anhui. Pamjet në internet tregojnë gjimnasten pasi një rutinë akrobatike shkoi keq me partnerin e saj, i cili është gjithashtu edhe bashkëshorti i saj.

Ajo u dërgua në spital ku edhe përpjekjet e mjekëve për t’i shpëtuar jetën dështuan.

Faqja e njohur e lajmeve The Paper raportoi se ajo la pas dy fëmijë, ndërsa zyrtarët bëjnë me dije se ngjarja është nën hetim.

Sipas The Paper, Sun dhe bashkëshorti i saj, me mbiemrin Zhang, kishin punuar së bashku për shumë vite dhe shpesh performonin pa rripa sigurie "për hir të pamjes së mirë".