Transmetuar më 23-04-2023, 21:53

Kosovë- Dalin rezultatet e votimeve në veri të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar garën për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviç, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Zveçan dhe Zubin Potok.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiç, fitoi 66.5 për qind të votave, apo 519 vota gjithsej.

Në Zubin Potok, Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës mori 52.1 për qind të votave, apo 196 vota.

Ndërkaq, në Zveçan, Ilir Peçi nga Partia Demokratike e Kosovës fitoi 60 për qind të votave apo 114 vota.

Kandidatja e pavarur në këtë komunë, Sllagjana Pantoviç, që ishte kandidatja e vetme serbe fitoi pesë vota, apo 2.6 për qind.