Transmetuar më 01-05-2023, 15:05

PORTUGALI- Bilanc tragjik me 4 viktima gjatë një gare me pëllumba në Portugali. Kush do ta mendonte.

Një person i armatosur vrau tre burra dhe më pas qëlloi veten, pas një sherri që shpërtheu mes tyre për mbarështimin e pëllumbave garues.

Të shtënat ndodhën në Setubal, rreth 50 km (30 milje) në jug të kryeqytetit, Lisbonës.

Mediat lokale raportojnë se grindja lidhej me pëllumbat në shtëpi dhe një kopsht perimesh të paligjshëm.

Viktimat thuhet se po merrnin pjesë në një garë pëllumbash kur u vranë. "CNN Portugal" raportoi se autori 66-vjeçar vrau veten kur policia mbërriti të dielën në mëngjes.

Komisioneri i policisë së Setubalit, Andreia Gonçalves i përshkroi vdekjet si "një situatë të izoluar" lidhur me një çështje të pazgjidhur mes burrave.

Një burim në Policinë Gjyqësore tha për faqen e lajmeve "Publico", se mosmarrëveshja lidhej me mbarështimin e pëllumbave. Identiteti i të dyshuarit dhe viktimave ende nuk janë bërë të ditur. Personi i armatosur thuhet se jetonte në një tendë në Setubal.

Një hetim policor është duke u zhvilluar. Portugalia ka ligje kufizuese për armët, por armët e zjarrit janë të ligjshme për gjueti.