Transmetuar më 14-05-2023, 08:30

Përditësuar 10:00

Kryetari i KQZ Ilirian Celibashi deklaroi në një konferencë për shtyp se 205 qendra votimi kanë ngecur për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik kurse shtoi se në 532 qendra votimi nuk ka asnjë informacion mbi procesin duke theksuar se në rastin më të keq nuk ka funksionuar asnjë pajisje identifikimi elektronik.

08:53

Në qendrën e votimit ku duhet të votojë kryetari i KQZ Celibashi, u dërgua një pajisje tjetër por edhe ajo nuk funksionon!

Tiranë, 14 Maj 2023 | 08:30 – Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi nuk arriti sot të votojë kur iu drejtuar qendrës së tij të votimit në Tiranë.

Kjo erdhi për shkak se pajisja e identifikimit elektronik nuk funksionon.

Kjo pajisje ka dështuar të bëjë punën e saj duke bërë që procesi zgjedhor të mos niste në orën 07.00.

Celibashi doli nga qendra e votimit dhe i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pasi u tha gazetarëve se "nuk arrita dot të votoj".

Problemet me pajisjet elektronike të identifikimit janë bërë shkak i vonesave në pjesën më të madhe të qendrave të votimit në të gjithë vendin.

Kompanitë kontraktore duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë dështim që në nisje të procesit. Përgjegjësi duhet të mbajë dhe KQZ që ka zgjedhur kompanitë që sollën pajisje të tilla.

Për zgjedhjet e sotme, mediat raportojnë se KQZ ka dhënë 23 milionë euro për procesin elektronik dhe 3.4 milionë euro për mirëmbajtjen e tyre. /noa.al