Transmetuar më 14-05-2023, 18:10

Sytë e botës janë te Turqia. Ky vend me 85 milionë banorë, anëtar i NATO-s dhe një urë lidhëse mes Evropës dhe Lindjes, është në ethet presidenciale dhe parlamentare. Presidenti Erdogan, po sfidohet nga lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu

LIVE UPDATE 

Ora 23:24 – Do të ketë raund të dytë?

Aktualisht janë numëruar 94 për qind e votave dhe rezulton se Erdogan ka marrë 49.63 për qind të votave duke rrezikuar të shkojë në raund të dytë pais nuk plotëson minimumin 50 për qind +1. Ndërsa rivali kryesor Kilicdaroglu ka marrë 44.63 për qind.

Nëse nevojitet një raund i dytë për të zgjedhur një president të ri në shtetin fqinj, ai do të mbahet pas dy javësh, më 28 maj.

22.45 Ulet epërsia e Erdoganit 

Kur janë numëruar mbi 92 për qind e votave, Erdogan ka rënë në 49.76%.

Muharrem Ince i tërhequr, 0.46 për qind, Kemal Kilicdaroglu 44.49% dhe Sinan Ogan, 5.30%.

20:00

61.30% e votave të numëruara

Erdogan kryeson me 51.56% ndaj kundërshtarit të tij Kemal Kilicdaroglu që ka arritur në 42.61%.

19:30 – Me 47.5% të totalit të votave të numëruara, Erdogan kryeson me 52.03% përballë Kilicdaroglu që ka grumbulluar 42.11%.

19:10 Jemi ne përpara, thotë opozita

Kandidati i opozitës turke Kemal Kilicdaroglu thotë se po udhëheq Rexhep Erdoganin me një diferencë të ngushtë, duke iu referuar rezultateve fillestare të votimit presidencial, citon noa.al burimet e Reuters.

Më herët, Faik Oztrak, një zëdhënës i Partisë Popullore Republikane të Kilicdaroglu, tha se ata po shihnin një pamje pozitive edhe pse transmetuesi shtetëror TRT raporton se Erdogan kryeson 59% në 35% të qendrave të votimit, bazuar në rezultatet fillestare.

18:27 – Epërsia e Erdoganit

Me 21.33% të votave të numëruara, presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, kryeson me 55.03% dhe Kilicdaroglu me 39.00%.

ANKARA, 14 MAJ 2023 / NOA.al – Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është në avantazh me rivalin e tij kryesor dhe dy të tjerët në garën që përfundoi dy orë më parë në të gjithë vendin me 85 milionë banorë, raporton noa.al.

Raportohet se me numërimin që arrin rreth 15% të totalit të votave, deri tani rezulton se Rexhep Tajip Erdogan ka 56.67% kundrejt Kemal Kilindaroglu me vetëm 37.41%.

Qendrat e votimit u mbyllën në orën 16 ora shqiptare dhe pjesëmarrja ishte mbi 90 për qind.

Ndërsa më parë ndalohej të dilnin rezultatet e para para orës 21 turke ose 19 shqiptare,  Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë ka vendosur të heqë ndalimin e raportimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Këto vlerësohet se janë zgjedhjet më të rëndësishme presidenciale dhe parlamentare në Turqi në tridhjetë vitet e fundit.

Nëse nevojitet një raund i dytë për të zgjedhur një president të ri në Turqi, ai do të mbahet pas dy javësh, më 28 maj.