Transmetuar më 16-05-2023, 23:16

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Islandë për samitin e liderëve të Këshillit të Europës. Pas zgjedhjeve vendore, kryeministri i vendit Edi Rama ka udhëtuar drejt Rekajavikut të Islandës, ku do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Këshillit të Europës. Vetë ka ndarë pamje nga Samiti, ku bie në sy një foto e tij me homologun e tij britanik dhe atë të Malit të Zi.

Fillimisht, në samitin e liderëve të Këshillit të Evropës, Rama është takuar edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, duke shkruar: Me ma t’mirin e të tanve. Ndërsa gjatë samitit është fotografuar duket folur ‘fshehurazi’ me kryeministrin britanik, Rishi Sunak. Nga fotot duket që Sunak që e dëgjon, ndërsa Rama i flet pranë në vesh.