Transmetuar më 18-05-2023, 10:50

TIRANË- Ditën e sotme, Forumi Rinor i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ do protestojë përballë ambienteve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo protestë, sipas tyre do të zhvillohet si kundërshtim i procesit zgjedhor të mbajtur në Kamëz më datë 14.05.2023.

Protesta pritet të nisë në orën 11:00, ndërkohë që tashmë forca të shumta Policie kanë rrethuar institucionin.

Në Kamëz, kandidati socialist Rakip Suli fitoi me 10 mijë vota më shumë përballe kandidatit të Berisha-Metës në Kamzë, Arjan Hoxha.