Transmetuar më 18-05-2023, 15:11

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me akuzat e ndaj për manipulimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit nga ana e Partisë Socilaiste.

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, Berisha deklaroi se Enkelejd Alibeaj ka marrë një pagesë prej 220 mijë eurosh nga Edi Rama si shpërblim, pasi nuk lejoi grupin e Rithemelimit të hynin në zgjedhje me logon e Partisë Demokratike.

Ai shtoi se Alibeaj dhe Lulzim Basha janë largua në mënyrë përfundimtare nga PD-ja.

“Qëndrimi dhe deklarata ime është kjo. Dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD njëri është Lul Brava dhe tjetri është Alibasha, që mori sot shpërblim nga Edi Rama 220 mijë euro. PD është e hapur për të gjithë të tjerët. Për debat për negociata për çfarë të dëshirojë. Ky është qëndrimi ynë, por dy persona pengje të Edi Ramës u përdorën për të goditur opozitën shqiptare. U bëj thirrje t’i lexoni rezultatet me realizëm. PD iu mohua logoja, PD ju mohua. Kur ringu ishte përgatitur për ndeshjen me mekanizma ala Putin, shpalli vetën kundërshtar duke mos lejuar kundërshtarin të futet në ring.”- tha Berisha.