Transmetuar më 19-05-2023, 22:20

Shkodër- Pasi realizoi një fitore të thellë në gjithë Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama, së bashku me kabinetin e tij qeveritar ka nisur sot turin e falenderimeve.

Kryeministri ka shkuar sot në Shkodër, e cila është dhe hera e parë që e fiton këtë bashki.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se premtimi që bëri për fushatë elektorale në lidhje me rritjen e pagave do të mbahet dhe se rritja pritet që të miratohet brenda 2-3 javëve. Po ashtu Rama i ka dhënë edhe disa këshilla Benet Becit, në lidhje se si të drejtojë në bashkinë e Shkodrës.

Në lidhje me krimin, Rama tha se Shkodra është një zonë e nxehtë e krimit. Ndërsa Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është shprehur se do të vazhdojnë luftën dhe do të nisin kontrolle kudo në qytet.

Turi i falenderimeve të Ramës do vazzhdojë në gjithë Shqipërinë.