Transmetuar më 20-05-2023, 18:03

TIRANË- Për të 13-tin vit radhazi, komuniteti LGBTI ka mbajtur marshimin e krenarisë në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ në Tiranë. Ky event i përvitshëm zhvillohet për të ndërgjegjësuar publikun mbi gjendjen e personave LGBTI në Shqipëri dhe më gjerë.

Dhjetëra pjesëtarë të këtij komuniteti kanë marshuar me pankarta dhe flamujt me ngjyrat e komunitetit në dorë drejt kryeministrisë ku pritet edhe të mbajnë fjalime.

Pavarësisht se Shqipëria prej vitesh ka bërë përparime në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të komunitetit paragjykimet, diskriminim dhe dhuna në familje janë prezente në jetën e shumë personave LGBTI. Qëndrimet shoqërore ndaj komunitetit LGBT në Shqipëri janë përgjithësisht negative dhe ndër më të pafavorshmet në nivel Evropian.