Transmetuar më 22-05-2023, 14:51

Mbretëria e Bashkuar- Pronarët e një shtëpie që u përfshi nga një zjarr shkatërrues në Essex, u shpëtuan nga qentë e tyre që lehnin. Mediat e huaja raportojnë se lehja e qenëve të racës Chihuahua, bëri të mundur zgjimin e pronarëve të shtëpisë.

"Pronarët u lajmëruan për zjarrin nga lehja e qenve të tyre në orët e para të mëngjesit të sotëm. Zjarri filloi në ndërtesë në pjesën e pasme të pronës dhe u përhap shpejt në çatinë e shtëpisë. Ekuipazhet punuan jashtëzakonisht shumë, veçanërisht për shkak të furnizimit të kufizuar me ujë dhe bënë një punë fantastike për të shpëtuar pronën dhe kuajt që ishin në një stallë aty pranë. Do të doja të falënderoja gjithashtu Shërbimin Zjarrfikës të Aeroportit Stansted që ishte në gjendje të na mbështeste,”- thanë autoritetet në një deklaratë.

Fqinjët e tmerruar kanë treguar se pas shkapërthimit të zjarrit, ata u gjendën në një “det portokalli” në fshatin Takeley, afër aeroportit Stansted. Zjarrëfikësit arritën të shuanin zjarrin por shtëpia është bërë e pabanueshme për shkak të dëmtimit dhe fotot tregojnë pasojat që shkaktoi ky zjarr dhe dëmet e mëdha.