Transmetuar më 22-05-2023, 21:28

AUSTRALI- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Australi. 43-vjeçarja Rebecca Payne do të përballet me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtore për vrasjen e bashkëshortit të saj Noel Payne 68 vjeç, në Welpeup në veri perëndim të Victoria, Australi.

Në vend të miellit ajo hodhi drogë në biskotat që do ia servirte dhe pas vdekjes së tij, trupin e pajetë e ka vendosur në frigorifer. Për vite me radhë burri 25 vite më i madh se ajo e ka dhunuar sistematikisht, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo u përball me Gjykatën e Lartë të Viktorias të hënën, ku avokati i saj Richard Edney i kërkoi gjyqtares Rita Incerti të kishte mëshirë për klientin e tij, për shkak të "akteve të tij të papërshkrueshme të dhunës në familje". Veprimi i saj është quajtur heroik nga ana e fqinjve dhe publikut që e ka ndjekur çështjen.