Transmetuar më 22-05-2023, 23:03

SHBA- Konsullata turke në New York është sulmuar me gurë dhe sende të tjera të forta. Godina ndodhet në First Avenue, përballë Selisë së Kombeve të Bashkuara.

Godina ndodhet në First Avenue, përballë Selisë së Kombeve të Bashkuara. Sipas të dhënave paraprake, të paktën 10 dritare u thyen, teksa policia ka rrethuar godinën dhe ka hapur një hetim.

Nuk ka persona të lënduar dhe as të arrestuar. Motivi i sulmit nuk është ende i qartë, por raportohet se ai nuk ka ndikuar në procesin e votimit për turqit jashtë vendit.