Transmetuar më 23-05-2023, 09:36
Gjermani- Një 28-vjeçare shqiptare është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj në një parking në Aachen të Gjermanisë të shtunën.
Viktima është identifikuar si Jetmira Beka, ndërsa nuk dihen ende arsyet e krimit të rëndë.
Autori i dyshuar i vrasjes është vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e së shtunës.
37-vjeçari raportohet se ka vrarë ish-gruan e tij ndërsa arsyet ende nuk dihen. Krimi ndodhi rreth orës 19:00 të pasdites së të shtunës (20 maj).
Ish-bashkëshorti goditi me thikë Jetmira Bekën duke i marrë jetën. Çifti mësohet se ishin nga Mitrovica.