Transmetuar më 23-05-2023, 12:54

Akuzat e G7-s kundër politikës bërthamore të Kinës janë plotësisht të pabaza, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning gjatë një konference të rregullt për shtypin.

Ajo evidentoi se Kina është e angazhuar ndaj një strategjie bërthamore vetëmbrojtëse në përgjigje të akuzave të udhëheqësve të G7-s se Kina "po përshpejton forcimin e arsenalit të vet bërthamor pa transparencë apo dialog domethënës."

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning gjatë një konference të rregullt për shtypin

Kina i qëndron politikës së mospërdorimit e para të armëve bërthamore dhe i mban kapacitetet në nivelin minimal të kërkuar nga siguria kombëtare, tha Mao, duke u bërë jehonë deklaratave të zëvendësministrit të Jashtëm kinez Sun Weidong të dielën, kur ai thirri ambasadorin japonez në Kinë Hideo Tarumi për të paraqitur demarsh mbi samitin e G7-s në Hiroshimë.

"Kina është e vetmja midis pesë shteteve me armë bërthamore që i ka bërë ato premtime," theksoi Sun.

Në përgjigje të akuzave mbi transparencën e Kinës, zëdhënësja vuri në dukje se çdo vend që nuk përdor apo kërcënon të përdorë armë bërthamore kundër Kinës nuk do të kërcënohet nga armët bërthamore të Kinës.

G7-a nuk mund t’u diktojë vendeve të tjera kontrollin e armëve bërthamore, tha ajo, duke shtuar se ShBA-ja zotëron arsenalin më të madh dhe më të përparuar bërthamor në botë, e megjithatë ndjek politikën e përdorimit e para të armëve bërthamore dhe përhap uranium me shkallë të lartë pasurimi në nivelin për të bërë armë bërthamore në shtetet jobërthamore.

Tre nga anëtarët e G7-s janë shtete me armë bërthamore dhe katër të tjerët marrin pjesë në ndarjen bërthamore apo përfshihen nën një ombrellë bërthamore, shtoi ajo.