Transmetuar më 24-05-2023, 10:28

Interi shfaqet sonte në ‘Olimpico’ me synime të qarta. Simone Inzaghi synon të marrë në shtëpi një tjetër trofe zikaltër kundër një Fiorentina ambicioze. “Ne përballemi me një ekip që është në gjendje të mirë, – nënvizoi Simone Inzaghi.

– Do të përballemi me një rival që ka vlera dhe e meritonte këtë finale. Do të jetë një ndeshje e hapur. Do të duhet të jemi skuadër me shkronjën ‘S’ të madhe. Do të jetojmë sipas episodevet, duhet të jemi të mirë në drejtimin e lojës në mënyrën e duhur.

Nuk do të shpërqendrohemi nga finalja e Champions League, e vetmja gjë që nuk do të mungojë është angazhimi maksimal i lojtarëve të mi në fushën e lojës”.

Fiorentina-Inter, la finale delle finaliste

Inzaghi foli edhe për të ardhmen: “Do të qëndroj tek Inter, 100%. Unë kurrë nuk jam ndjerë i pasigurt në këtë pozicion, gjithmonë kam punuar shumë. Ne trajnerët vlerësohemi gjithmonë nga rezultatet që arrijmë, këtë e dimë”.

Para Inzaghit, në konferencën për shtyp foli edhe kapiteni i Interit, Samir Handanovic: “Ne e dimë se është një finale. Jemi Interi, mendojmë vetëm për të ngritur trofe. Vitet e fundit jemi kthyer aty ku meritojmë të jemi. Nuk mund të jap një mendim për këtë sezon, sepse kanë mbetur edhe katër ndeshje. Të gjitha do të jenë vendimtare për arritjen e objektivave”.