Transmetuar më 24-05-2023, 12:02

Kujtesa "sociale" e Diego Armando Maradonës është përdhosur, dhunuar. Prej disa ditësh, faqja zyrtare në Facebook e “Pibe de Oro”, e cila numëron 12 milionë ndjekës, është peng i postimeve anormale që nuk kanë asnjë lidhje me përmbajtjet e publikuara nga të autorizuarit për të menaxhuar profilin.

Përmbajtjet e reja janë diçka mes talljes dhe theksimit të ngjarjeve njerëzore që karakterizuan negativisht jetën private të kampionit argjentinas. Hakeri, i cili para së gjithash ndryshoi foton e profilit të argjentinasit duke e zëvendësuar me atë të Peles, përdor hashtagun #maradroga.

Në një tjetër ai shkruan: "Ata e dinë që unë falsifikova vdekjen time, apo jo?" Në postime të tjera ironizon mitin e Diegos, duke publikuar një foto të humoristit Diogo Defante teksa luan një personazh që ka dhëmbë të dalë jashtë, kaçube flokësh vetëm anash dhe qendra e kokës të rruar: “Në këtë postim deklaroj dashurinë time të përjetshme me të vetmin person që kam dashur ndonjëherë, diogo difante”.

Pastaj ka komente ose postime me bashkëngjitje të lidhjeve pornografike nga Twitter. Me pak fjalë, gjëra të turpshme, që njollosin keq figurën e “Dorës së Zotit”. Pa përmendur komentet për idhujt e tjerë të futbollit. Në një postim Messi lartësohet dhe Ronaldo ofendohet direkt.

Ndjekësit më besnikë e kuptuan menjëherë se diçka nuk shkonte, por konfirmimi erdhi në Instagram, siç raportohet nga “La Nacion”, nga një prej djemve argjentinas që menaxhojnë profilin e Maradonës:

"Na vjen keq t’ju informojmë se llogaria zyrtare e Diego Maradonës në Facebook ka pësuar tjetërsim nga një sulm kibernetik. Ne po punojmë për ta kthyer faqen reale sa më shpejt të jetë e mundur. Me këtë rast hedhim poshtë përmbajtjen e publikimeve”.

Hakimi dyshohet se ka ndodhur duke filluar nga e shtuna. Postimi i fundit në përputhje me menaxhimin real të faqes mban datën 19 maj dhe përmbajtja është një inkurajim për U-20 e Argjentinës. Më pas hakerët ia dolën të shkatërrojnë një faqe që kultivon kujtesën dhe kujtimin e një kampioni të dashur për talentin e tij në të gjithë botën.

Më poshtë keni disa nga postimet vulgare (print screen) të hakeruesve në faqen zyrtare të legjendës argjentinase të futbollit, që nuk po lihet i qetë as në botën e përtejme me këto veprime shumë të dënueshme:

Hacker nel profilo Facebook di Maradona - FOTO