Transmetuar më 25-05-2023, 12:50

E ardhmja e Neymar do të japë shumë për të folur këtë verë. Pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2025 me PSG, ish-lojtari i Barcelonës është i padëshirueshëm në kryeqytetin francez.

"L’Équipe" nxitoi ta dërgonte te Manchester United. Prestigjiozja franceze sportive i është përmbajtur faktit se "Djajtë e Kuq" kanë nevojë për një super yll, që ta drejtojë projektin e tyre të ri.

Blerja e mundshme e klubit nga Sheikh Jassim mund të ndihmojë në lehtësimin e operacionit. Megjithatë, Erik ten Hag, me skuadrën e tij që rrezikon kualifikimin në Champions League, as që dëshiron të dëgjojë për Neymar.

“Kur të kem lajme do t’jua them”, – është kufizuar në komente Ten Hag, i pyetur mbi interesimin e tij për brazilianin 31-vjeçar.