Transmetuar më 25-05-2023, 13:59

Pasi bëri bujë të madhe me shpullën ndaj Luiz Ejllit dhe përjashtimin nga “Big Brother VIP”, Kejvina Kthella ka vendosur të largohet nga Shqipëria.

Në një njoftim në “Instastory”, modelja e njohur tregon se ka hequr dorë nga mediat shqiptare, pasi synimi i saj tashmë janë të huajat.

Madje, ajo tregon se publiku do ta shikojë me projekte të reja nga një tjetër cep i botës, por s’dimë nga ku. Duket se këtë informacion do ta mësojmë në vazhdim.

“Për zgjedhje profesionale dhe personale”/ Modelja e njohur po

“Përshëndetje, miq! Duke falenderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht, siç edhe ua kam komunikuar privatisht: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare. Kjo për zgjedhje profesionale dhe personale. Faleminderit çdo personi që punon në media dhe në çdo dalje timen më ka trajtuar me dashuri. Ndërsa me ju publik bashkë do shihemi por nga një cep tjetër i botës.”- shkruan Kejvina.