Transmetuar më 25-05-2023, 21:14

Selanik- Një shqiptar është arrestuar në Selanik pasi është kapur duke trafikuar lënëdë narkotike.

Bashkë me shqiptarin 33-vjeçar është arrestuar dhe partnerja e tij greke, 27 vjeçe.

Mediet greke bëjnë me dije se policia ka gjetur mbi 12 kg heroinë në bagazhin e makinës së çiftit.

Çifti u dërgua në prokurorinë e Selanikut ku priten të marrin edhe dënimet përkatëse nga drejtësia greke.