Transmetuar më 26-05-2023, 08:00

Sot është e premte dhe fundjava më në fund po fillon. Edhe nëse ju duket se dita nuk ka nisur mirë, ja sugjerimet e yjeve për ta bërë më të mirë.

Cilat do të jenë shenjat më me fat të zodiakut në dashuri dhe në punë? Po ata me më pak fat?

Le t’i zbulojmë së bashku parashikimet e astrologut të dashur Paolo Fox, të nxjerra direkt nga revista DipiùTv, përkthyer nga noa.al!

Horoskopi i Paolo Fox Dashi

Muaji Qershor sigurisht që do të ecë më mirë dhe takimet do të jenë më pozitive. E sakaq, në këtë të premte 26 do të përjetoni ndjesi të veçanta. Në punë nuk jeni gjithmonë të kënaqur me atë që bëni, por duhet të përpiqeni të tregoheni më të përkushtuar pasi Jupiteri nuk është më në shenjën tuaj dhe mund të humbisni një mundësi. Lajm i mirë për shëndetin tuaj sepse trajtimet që disa nisin sot, janë të favorizuara.

Horoskopi Paolo Fox Demi

Gjatë mëngjesit mund të jeni pak të stresuar për shkak të Hënës disonante, ndaj do të ishte më mirë të shtyni të gjitha diskutimet. Mos u ekzaltoni nga entuziazmi i tepërt, përndryshe rrezikoni t’i bëni gjërat më kaotike. Në punë mund të ketë shumë polemika sot ndaj kini pak durim. Jeni shumë nervozë dhe kjo duket, ju këshilloj të relaksoheni pak.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët

Në këtë ditë diçka mund të lindë dhe rilindë sepse ju ka mbetur edhe pak durim, por nesër dhe pasnesër ditët do të bëhen më tinzare, në çdo rast përpiquni të mos dekurajoheni. Në vendin e punës jeni shumë të trazuar dhe nuk mund të jeni të qetë. Duhet të kaloni më shumë kohë jashtë për të larguar stresin.

Horoskopi Paolo Fox Gaforrja

Ndjenjat fitojnë gjithmonë mbi gjithçka dhe ju keni shumë ndjesi pozitive. Mundohuni të mos bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë, por mos e mbushni jetën tuaj me mendime të kota. Në aspektin e punës, për më të rinjtë kjo është koha e duhur për të eksperimentuar me profesione të reja. Mendoni pozitivisht dhe do të shihni që gjithçka do të bëhet më mirë.

Horoskopi i Paolo Fox Luani

Hëna është në shenjën tuaj dhe ju jeni gjithmonë të sinqertë edhe me çmimin e thënies së gjërave jo tamam të këndshme. Mos e humbni energjinë tuaj në konflikte të panevojshme, veçanërisht me personat e lindur nën shenjën e Demit dhe Akrepit. Në punë duhet të përpiqeni të jeni shumë të kujdesshëm, sidomos me paratë, mendoni para se të veproni. Mundohuni të mos stresoheni shumë dhe lejojini vetes të relaksoheni.

Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha

Situata astrologjike që po përjetoni është shumë pozitive për rikthimin në lojë të ndjenjave, në fakt jeni shumë të fortë dhe energjikë. Kohët e fundit keni pasur disa bezdi në punë, por përpiquni të mos e mendoni shumë dhe t’i lini të gjitha pas. Fizikisht ndiheni shumë më mirë, jeni më i fortë dhe vërtet dëshironi të bëni gjëra, të lini gjurmë.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja

Sot keni shumë energji, por nëse keni probleme në marrëdhënie, të paktën deri më 4 qershor, përpiquni të mos trazoni shumë ujërat. Po kaloni një fazë rikuperimi dhe ky qiell ju bën të lini mënjanë të gjitha marrëdhëniet që nuk ia vlejnë, por kujdes me një person të lindur në shenjën e Dashit. Në punë gjërat po shkojnë më mirë në sajë të Jupiterit që nuk është më kundër, përfitoni nga kjo mundësi për të kompensuar kohën e humbur. Lajm i mirë për shëndetin tuaj pasi ndiheni shumë më të fortë.

Horoskopi Paolo Fox Akrepi

Të paktën për sot, përpiquni të qëndroni të qetë dhe shtyni të gjitha diskutimet për nesër. Fatkeqësisht, e keni të vështirë të pranoni atë që nuk ju pëlqen. Në punë ju këshilloj të mos bëni zgjedhje shumë të rrezikshme, lexoni me kujdes të gjitha kontratat dhe kushtojini vëmendje investimeve tuaja. Jeni shumë të lodhur, ndaj mos e teproni dhe jepini vetes pak relaksim, keni nevojë për të!

Horoskopi i Paolo Fox Shigjetari

Sot Hëna është pozitive dhe mund t’ju ndihmojë të sqaroni disa çështje me partnerin/en. Priten ndryshime dhe takimet e reja që do bëjnë beqarët janë të preferuara. Në punë po përjetoni një fazë rikuperimi të madh dhe mund të keni marrë tashmë një propozim të këndshëm, shfrytëzojeni maksimalisht këtë moment. Në mbrëmje do të keni një rënie të lehtë fizike, ndaj mundohuni të pushoni më shumë.

Horoskopi i Paolo Fox Bricjapi

Duhet të rifitoni pak forcë, por mbi të gjitha dëshirën për të dashur, të gjithë e dimë se nuk do ta keni aspak të vështirë. Kushdo që është përballur me një ndarje tani dëshiron të kthehet në lojë, përpiquni të mos jeni shumë dyshues. Në punë, kohët e fundit gjërat nuk kanë ecur siç duhet, por tashmë mund të filloni të vlerësoni projektet e reja, pse jo? Profesione të reja? Ndoshta. Keni shumë energji, shfrytëzojeni sa më shumë.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori

Sot ndjeheni paksa i çuditshëm për shkak të Hënës në dizavantazh me shenjën tuaj, por edhe për faktin se ndjeni që keni një boshllëk për të mbushur. Shmangni hapat e rrezikshëm, thjesht nuk është momenti i duhur. Në punë mundohuni të tregoheni më të kujdesshëm dhe mbi të gjitha të shmangni shpenzimet e tepërta. Në fund të ditës do të jeni shumë të lodhur, përpiquni të pushoni.

Horoskopi i Paolo Fox Peshqit

Më në fund yjet janë në anën tuaj dhe kjo do t’ju lejojë të jeni më të disponueshëm dhe të gjeni dashurinë. Ditët në vijim do të jenë gjithashtu pozitive dhe do të keni mundësi të zhvilloni ide të mira për të ardhmen. Në punë mund të nënshkruani së shpejti një kontratë të re, ju lutemi, mos u kapni nga nostalgjia nëse duhet të vazhdoni përpara. Mundohuni të mos lodheni shumë sonte. /noa.al