Transmetuar më 26-05-2023, 15:04

Në një intervistë për "Sunday Times", Victoria Beckham foli për marrëdhënien me imazhin e saj. Ish-këngëtarja e "Spice Girls", tashmë sipërmarrëse dhe stiliste, ka pranuar se ndihet shumë mirë me veten tani që është 49 vjeçe.

"Ndihem rehat me atë që jam, e pranoj pamjen time, përfitoj sa më shumë nga ajo që kam. Ndihem e arritur profesionalisht dhe personalisht. Më pëlqen si ndihem të jem më e vjetër", – tha bashkëshortja e David Beckham.

Victoria nuk do të kthehej më kur ishte shumë më e pasigurt dhe gjithmonë përpiqej për përsosmëri: "Nuk do të doja të isha më 25 vjeçe. Unë isha lloji i vajzës që shikoja në pasqyrë dhe shihte vetëm gjëra për të përmirësuar, madje edhe atë që ishte mirë.  Kam qenë gjithmonë shumë e ashpër me veten, por për shkak të kësaj, gjithashtu jam përpjekur gjithmonë të jem versioni më i mirë i vetes".

Victoria Beckham ka treguar se gjëja e parë që bën kur zgjohet në mëngjes është tërheqja e vetullave: "Me kalimin e viteve vetullat e mia janë shkulur aq shumë sa që po të më shihje pa to do të tmerroheshe. David nuk më ka parë kurrë pa vetullat. Janë gjëja e parë që bëj kur zgjohem".

Për këtë, gjithë fajin e ka moda e fillimit të viteve 2000, e mbajtjes së vetullave shumë të holla, pothuajse të padukshme. Për shkak të abuzimit me piskatore në të kaluarën, Victoria ka prishur vetullat, të cilat po luftojnë të rriten dhe që praktikisht i janë kthyer në obsesion.