Transmetuar më 27-05-2023, 08:35

Ilary Blasi po dashurohet gjithnjë e më shumë nga publiku. Aq e pëlqyer është, saqë një fans bëri edhe autografin e prezantueses në krahun e tij. “E thashë, e bëra”, – ka shkruar Davide në Instagram, duke etiketuar ish-bashkëshorten e Francesco Tottit.

Djaloshi në fjalë ka qenë gjithmonë një përkrahës i madh i Blasit, madje pak kohë më parë ka hapur edhe një faqe fansash në rrjetet sociale për nder të saj.

“Ti je i çmendur”, – iu përgjigj Ilary Blasi, duke shtuar “emoji” e një zemre. Autografi u firmos nga prezantuesja pak javë më parë, kur Davide u shfaq në studion e “L’Isola dei Famosi”, emisionit të njohur italian, që prezantohet nga ish-gruaja e Francesco Totti, si pjesë e publikut.

I riu ka ndarë edhe një shkrepje me 42-vjeçaren romane në llogarinë e tij sociale.