Transmetuar më 26-05-2023, 18:19

TIRANË- Përmbytje rrugësh nga shiu në Tiranë.

Pamjet tregojnë kalimtarët që janë bllokuar për të lëvizur, pasi pusetat duket se janë jashtë funksionit.

Ato janë bllokuar duke krijuar një situatë të rënduar, e përmbytur rrugët në kryeqytet. Në lagjen “Ali Demi”, uji ka mbuluar rrugët. Pengesë po hasin edhe drejtuesit e mjeteve, duke krijuar një radhë të gjatë kilometrike.