Transmetuar më 26-05-2023, 19:16

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter, në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.

Ai është shprehur që kjo që po ndodh nuk e ndihmon aspak procesin në të cilin janë angazhuar të gjithë miqtë e mëdhenj të Kosovës, për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

Rama shkruan se edhe miqtë më të mëdhenj shprehen të shqetësuar.

“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!”– shkruan Rama në Twitter.