Transmetuar më 27-05-2023, 09:10

Të ftuan në panelin e emisionit “Më lër të flas” Albatros Rexhaj, Olsa Muhameti, Edi Manushi, Iva Tiço kanë diskutuar rreth marrëdhënieve në çift duke u ndalur tek diferenca e moshës dhe sa faktor ndikuarës është ajo në një marrëdhënie.

Tema ka marrë drejtim tjetër kur të ftuarit u pyetën:

A është mosha arsye që një çift shkon drejt ndarjes.

Pyetje kjo e cila ka shkaktuar mjaftë përplasje mes dy personazheve Olsa Muhameti dhe Albatros Rexhaj.

Olsa muhamedi u shpreh se është pasioni që lidh dy njerëz dhe ne mendojmë që është dashuri a në fakt në zhvillojmë pasionin në një lidhje duke shkuar tek dashuria, edhe me moshën mbaron edhe pasioni të lënë energjitë si në një ndeshje futbolli kur nuk ka pasion nuk ka as dashuri dhe pse jo ndodh edhe divorci ”-shprehet ajo

Albatrosit duket se nuk i ka pëlqyer fare ky koment i Olsës.

I revoltuar dhe nervoz ai shprehet se dashuria është gjëja e parë që një njeri ndjen atë o e ke ose nuk e ke thotë ai.

Albatrosi i bindur në mendimin e tij i drejtohet duke i thënë qe kur ke ndjenja me dike nuk ka nevojë të ketë “përputhen” nuk është si një intervistë punë, i kthyer drejt Olsës ai përfundon se i duket sikur ajo nuk ka kaluar kurrë ndjenjë të madhe dashuri dhe po flet si një robot pa ndjenja.

Olsa: Në momentin që ti shikon dikë të pëlqen ke flutura në stomak ajo nuk është dashuri është pasion dashuria vjen më vonë.

Albatrosi: Nuk vjen dashuri nëse nuk është që në fillim

Olsa: Ti nuk dashuron ti vetëm bën teori.