Transmetuar më 27-05-2023, 14:24

Një nga emrat më të njohur të muzikës greke, Nikos Vertis mbajti dy ditë më parë një koncert në stadiumin ‘Air Albania’. Por një personazh i njohur ka shfaqur kundërshtimin e saj për këtë koncert. Fjala është për prezantuesen Einxhel Shkira.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë disa pyetje mbi ardhjen e Vertis në Tiranë.

"Asgjë kundër koncertit te stadiumi sepse muzika e bukur i pëlqen kujtdo. Por, dy pyetje kisha. Përveç atyre që dinë greqisht sepse kanë jetuar/punuar/lindur atje, pjesa tjetër ça po bëjnë?Ok s’dijnë asnjë llaf greqisht por ndonjë këngë ja dinin këtij Vertisit? Kurioze jam a do bënin ndonjëherë në stadium mes Athinës koncert për Aurela Gaçen apo Elvana Gjatën, Florin, Sinanin etj", ka shkruar Shkira në rrjete sociale.