Transmetuar më 27-05-2023, 22:17

Kiara Tito do të rikthehet në ekranin e Top Channel si moderatore.

Pas përfundimit të Big Brother Vip Albania, ajo ka marrë besimin e drejtuesve të këtij televizioni, për të moderuar një emision përgjatë verës.

Burime ekskluzive pranë çiftit bëjnë me dije për Vip Magazine se ajo do të marrë drejtimin e emisionit “Kepi i Tundimeve”, i cili këtë sezon do të vijë i konceptuar ndryshe.