Transmetuar më 28-05-2023, 10:59

Një skaf është bllokuar nga policia në plazhin e Ksamilit, pasi drejtuesi i mjetit lundrues nuk posedonte dokumentacionin përkatës në bord.

Policia bën me dije se drejtuesi I skafit është gjobitur me 10.000 letë të rinj. Numri i skafeve të bllokuara gjatë kësaj jave në Sarandë, Vlorë e Himarë ka shkuar në shtatë.

Policia vendore informon se ‘Policia Kufitare ndërmorri kontrolle të vazhdueshme në zonën bregdetare të Vlorës, Sarandës dhe Himarës, me qëllim të rritjes së sigurisë gjatë sezonit turistik. Gjatë javës, u bllokuan 7 mjete lundruese nga Drejtoria e Vëzhgimit të Kufirit dhe Migracionit (DVKM) në Vlorë.

Një mjet lundrues tip skaf u bllokua në plazhin e Ksamilit, dhe drejtuesi i tij u ndëshkua me një masë administrative prej 10,000 lekë të rinj për mungesë dokumentacioni të nevojshëm në bord. Ky veprim u krye në përgjigje të ligjeve dhe rregulloreve të përcaktuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe Policisë Kufitare Sarandë kanë ndërmarrë masa të rëndësishme për forcimin e kontrollit në det dhe tokë për mjetet lundruese, si peshkimi dhe mjetet turistike. Qëllimi është të verifikohen legjalishtëria e posedimit dhe përdorimit të këtyre mjeteve nga shtetas të ndryshëm. Kontrolli i tyre është kryer në të gjithë vijën bregdetare të qarkut.

Policia Kufitare Sarandë ka vazhduar me ndëshkimin me një masë administrative prej 10,000 lekë të rinj të drejtuesit të një mjeti lundrues skaf, pasi nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm në bord. Mjeti u bllokua derisa të plotësohen kushtet për shlyerjen e masës administrative dhe pajisjen e drejtuesit me dokumentacionin përkatës.