Transmetuar më 28-05-2023, 15:09

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama, i ktheu përgjigje akuzave të opozitës për manipulimin e votave në zgjedhjet e 14 majit.

"Shpjegimi është ai që kemi dëgjuar qysh në humbjen e parë që votat ishin të tyre por jua rrëmbeu Tërmeti me mafian. Mjafton të shkosh në Kamëz dhe të vizitosh kopshtet, çerdhet, shkollat," tha ai.

Gjatë takimit me qytetarët ai është shprehur se kur PS mori mandatin në Gjirokastër, qyteti kishte vetëm një hotel e gjysmë ndërsa tani vizitohet nga 6.000 turistë krahasuar me 200.000 në vitin 2022.

“Sa herë që vjen në Gjirokastër shikon gjëra të reja. Po kujtoja që në 2022-shin në Gjrokastër e kemi mbyllur me 200.000 vizitorë, ndërsa tani me 6,000 turistë kjo tregon dhe punën që është bërë. Kur e kemi nisur e kemi gjetur Gjirokastrën me 1 hotel e gjysmë”

Ai kishte edhe një mesazh ndaj minoritetit grek.

"Mirë e kanë dhe unë gjtihmonë them: Kush thotë që minoriteti nuk trajtohet mirë nuk di gjë fare se si është e vërteta. Minoriteti jo vetëm trajtohet mirë, por minoriteti pi nga dy nëna," tha ai.