Transmetuar më 29-05-2023, 09:52

Fituesi i ‘Big Brother VIP’ Luiz Ejlli është personazhi i momentit në showbizit shqiptar.

Rrjetet sociale të këngëtarit numërojnë me qindra mijëra ndjekës dhe shpesh herë ai ndalet në rrugë nga fansat.

Por duket se edhe punonjësit e Policisë së Shtetit nuk i kanë rezistuar tundimit për të bërë foto me këngëtarin, i cili më pas i ka postuar në një foto në story-n e tij në Instagram.