Pas ngjarjes së rëndë pak kohë më parë ku Taulant Malaj vrau me thikë disa herë vajzën e tij, komshiun dhe plagosi gruan italianët kanë nisur mbledhje fondesh për Tefta Malajn dhe djalin e saj 5-vjeçar.
Tefta dhe familja e saj jetonin prej shumë vitesh në Itali por me origjinë ishin nga fshatrat e Vlorës.
Fushata ka nisur në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s, nga disa qytetarë për të ndihmuar 39-vjeçaren shqiptare që i mbijetoi masakrës së kryer në shtëpinë ku jetonte me familjen e saj, raportojnë mediat italiane.
Taulant Malaj vrau vajzën e tij Xhesika 16-vjeçare dhe fqinji 51-vjeçar Massimo De Santis. Gruaja, me djalin e saj 5-vjeçar, i cili i mbijetoi masakrës që ai dëshmoi, aktualisht ndodhet në një vend larg Torremaggiore, pasi ka marrë kërcënime nga të afërmit e burrit të saj dhe komente urrejtjeje, dhe ka shprehur vullnetin për të mos të kthehet në shtëpinë ku i është vrarë vajza.
Në ditët pas vrasjes së dyfishtë, avokati që ndihmonte gruan, Michele Sodrio kishte kontaktuar edhe me Bashkinë e Torremaggiore për të kërkuar ndihmë financiare për Teftën dhe fëmijën e saj.
Sodrio thotë se është “i lumtur, mbi të gjitha për solidaritetin që po tregojnë shumë njerëz”.