Transmetuar më 29-05-2023, 10:15

Fier- Shpërthen bombula e gazit, pësojnë djegie tre persona në Patos.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:15.

Dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e F. S., 69 vjeç, në lagjen "Grizë", Patos.

Si pasojë, ka pësuar djegie trupore F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.