Transmetuar më 29-05-2023, 11:44

Festa e titullit te PSG mbërriti pas barazimit ndaj Strasburgut. Pati momente pak frenetike para ndeshjes, kur Kylian Mbappé goditi me forcë një top drejt rrjetës, por "sfera" gjeti një tifoze femër që ndodhej në tribunën pas portës.

Fansja e re u godit në fytyrë, ndaj i doli shumë gjak nga hunda. Sulmuesi parizien nuk u mendua dy herë dhe thirri mjekët të ndërhynin për ta trajtuar. Jo vetëm kaq. Pas ngrohjes, Mbappe u kthye te tifozja për t’u siguruar mbi gjendjen e saj dhe gjithashtu i dha një nga bluzat e tij.

Një mënyrë e bukur për ta qetësuar disi vajzën e re, e cila, duhet thënë, pas goditjes së fortë që mori dhe frikës dukej se ishte mirë, për fat.

Pamjet e incidentit dhe gjithashtu të sjelljes së bukur të sulmuesit të shquar francez u bënë menjëherë "virale" në internet.