Transmetuar më 29-05-2023, 13:37

Oficerët e policisë së Prokurorisë së Narkotikëve në Greqi kanë shfrytëzuar informacionin e dhënë dhe arrestuan një 37-vjeçar shqiptar, i cili trafikonte sasi të mëdha droge në Volos.

Më pas ata vazhduan me kontrollin e banesës së tij, ku gjetën tetë pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 6 kilogramë e 718 gramë, një peshore precize dhe para në vlerë prej 3830 eurosh, të ardhura nga transaksionet e paligjshme të tij dhe u konfiskuan.

Shqiptari kyçi gojën gjatë hetimeve paraprake dhe kështu u dërgua në prokurorinë e Protodikit Volos, i cili e ndoqi atë për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.

Droga po trafikohej në Volos nga shqiptari , i cili u arrestua nga efektivët e policisë së OPKE-së, të cilët e panë duke ecur në këmbë në stanet e frekuentuara nga përdoruesit.

Gjatë kontrollit fizik në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi tetë pako me kanabis të papërpunuar me peshë 6.718 gr kanabis dhe 3830 euro cash, të ardhura nga shitja e drogës.