Transmetuar më 29-05-2023, 22:48

Gentian Zenelaj ka rikthyer në vemendje çështjen e patronazhistëve, duke thënë se dikush me emrin “Elona” e ka ndjekur dhe përshkkruar bindjet e tij politik në detaje. Ai u shpreh me ironi se edhe bashkëshortja e tij nuk do të ishte aq e aftë sa për të bërë një përshkrim të tillë.

Genti ka treguar në emisionin Bilardo në MCN se patronazhistja e që kishte ndjekur dhe parë më vemëndje statuset dhe intervistat e tij.

“Unë kam patronazhisten time me emrin Elona që nuk po e gjej dot kush është. Nëse na sheh, do kisha dëshirë ta takoja dhe komplimentoja sepse realisht kishte bërë një përshkrim timin, ishte i jashtëzakonshëm. Edhe po të pyesje bashkëshorten time që bëj një përshkrim politik Gentit, nuk do e bënte aq mirë. Elona shkruante “me bindje të majta, i zhgënjyer nga e majta voton gjithmonë ndryshimin. Pra ajo është një njeri që më ka parë intervistat, ka ndjekur statuset e mia. Ky njeri të krijonte idenë se ishte gjithmonë rreth teje dhe po të ndjek", tregoi Genti.