Transmetuar më 29-05-2023, 23:37

Luizi dhe Kristi ishin dy finalistët e fundit të “Big Brother Vip albania”. Dyshja kishin një marrëdhënie të lezetshme brenda shtëpisë pasi herë ishin mirë e herë të zënë.

Mesa duket, dalja jashtë shtëpisë i ka afruar më shumë duke krijuar një miqësi të bukur. Komentet në rrjetet sociale e tregojnë më së miri.

Në një foto të Kristit, Luizi shkroi: Ku mi gjen këto pozicione aman.

E mesa duket Kristi ka mësuar pak nga humori i Luizit pasi i rikujtoi foton e tij në karrige.

”Ti më mësove, të kujtohet”- i kthen Kristi.