Transmetuar më 30-05-2023, 08:28

Lionel Messi do të kthehet te Barcelona? Ja çfarë mendon për këtë trajneri Blaugrana, Xavi Hernandez, në një intervistë për "Sport": "Nuk kam dyshime se ai do të na jepte një dorë në fushë, ia kam thënë tashmë presidentit.

Ai është ende një lojtar vendimtar, sepse është ende i uritur. Messi është një fitues dhe lider. Ne nuk mund ta kemi më Barcelonën e vitit 2010, fjala vjen, por Messi do të na sillte talent, pasimin e fundit, gola.

Për sa i përket mënyrës se si duam të luajmë, nuk kam dyshim se do të na jepte shumë. Sidoqoftë, kthimi varet nga ai". Ndërkohë, në pritje të Messit, trajneri blaugrana është shumë pranë rinovimit.

Sërish sipas “Sport”, marrëveshja po detajohet dhe trajneri do të firmosë kontratën e re deri në vitin 2026.