Transmetuar më 30-05-2023, 12:04

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ka filluar që të jetë mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale. Ai herë pas here hy live në “Instagram” për të folur me gjithë mbështetësit e tij, të cilët janë të shumtë.

Një gjë të tillë bëri edhe ditën e sotme, ku kësaj radhe hyri live për të ngacmuar ish-banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Krist Aliaj.

Teksa ndodheshin në ambientet e Top Channel, Kristi ishte duke bërë pak makijazh, kur Luizi i shkon pranë për ta ngacmuar.

“Shiko kush po bëhet i bukur, kur nuk ka pasur ça me i bërë Zoti, ça do i bëjë makijazhi”, thotë me shaka këngëtari i dashur për publikun.

Nga ana tjetër, Kristi shprehet se po bëhet gati për xhirime dhe po përgatitej. Madje i bëri edhe komplimente Ejllit, duke i thënë se ‘ti je më i bukur’.