Transmetuar më 30-05-2023, 12:17

Vetingu ka shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati.

Largimi i tij është bërë pasi ai kishte një afat të caktua për të plotësuar dosjen, por nuk ka dorëzuar asgjë.

“Subjekti i Vlerësimit Z. Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale” thuhet në vendim.

Vehbi Bushati u emërua Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës në mars të vitit të kaluar, rreth një vit më parë.

Bushati u emëruar në detyrë një muaj pas largimit të Oltian Bistrit.

Më parë ai kishte mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit